Personazhe VIP apo edhe persona me poste të rëndësishme shpesh bien pre e mashtrimeve në internet. Rasti i fundit vjen nga Brazili, ku drejtori për komunikacionin i klubit të Cruzeiros ka rënë në ‘grackë’.
Valdir Barbosa ra pjesë e një mashtrimi gjatë një bisede në rrejtet sociale. Drejtori i Cruzeiros u mashtrua gjatë bisedës, ku i kërkohej që ai të dërgonte pjesët intime të trupit.
Barbosa nuk ngurroi t’i dërgonte dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa. Sikur të mos mjaftonte kjo, biseda dhe fotot e tij tashmë gjenden në shtyllat dhe muret pranë zyrave të klubit brazilian. Një makth i vërtetë për drejtori dhe Cruzeiron. /abcnews.al
Valdir Barbosa, Diretor de comunicação do Cruzeiro, caiu na conversa de um Fake e teve seus nudes expostos pela torcida do Cruzeiro em frente a sede Administrativa do clube. pic.twitter.com/JfYSYoZRp5
— Gustavo aguG (@GugaCEC1976) December 13, 2019