Insistimit të presidentes së Kosovës muaj më parë për të hequr tarifat ndaj produkteve amerikane që futen në vend, si një sinjal që i dërgohet SHBA-ve dhe administratës Trump për bashkëpunim, më në fund i është përgjigjur kryeministri në detyrë.
Njoftimin, kryeministri qe i ka cuar marredheniet me SHBA-në në pikën më të ulët në 35 vitet e fundit, e dha nga mbledhja e qeverisë këtë të premte.
“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë.
Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve.” deklaron Kurti, i cili ndoshta po e kupton se pa SHBA-te Kosova eshte ne renie te lire, mbitegjitha ekonomikisht.
Gjithesesi Kurti nuk pati hezitim ta shpallte kete vendim si një hap te radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, pretendim i rrezuar poshte disa here nga i zgjedhuri i Trump per misione te posacme Richard Grenell.
Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.
Me urdherin e Trump, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet e tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa te larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind./abcnews.al

