Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mastercard sjell Apple Pay në Shqipëri/ Pagesa të shpejta pa kontakt, vetëm përmes iPhone

schedule15:20 - 31 Korrik, 2025

schedule 15:20 - 31 Korrik, 2025

Mastercard ka sjellë Apple Pay për mbajtësit e kartave në Shqipëri. Një mënyrë që iu mundëson qytetarëe dhe bizneseve të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt duke përdorur pajisjet e tyre Apple.

Shërbimi inovativ Apple pay i njohur globalisht do të pranohet për të kryer pagesa të ndryshme në farmaci, restorante, supermarkete, kafene apo edhe në shumë biznese të tjera të cilat pranojnë pagesa pa kontakt.

Shërbimi i pagesave Apple pay iu mundëson klientëve blerje më të shpejta në aplikacione apo faqe të ndryshme pa pasur nevojë që të krijojnë llogari apo të vendosin të dhënat e kartës bankare në mënyrë të vazhdueshme.

Aktivizimi i Apple Pay kryhet lehtësisht duke hapur aplikacionin Wallet dhe duke plotësuar të dhënat e kartës së kreditit apo debitit.

Në thelb të këtij shërbimi qëndron siguria dhe privatësia e klientëve. Numri real i kartës së kreditit apo debitit që do të përdoret prej tyre nuk ruhet në pajisje dhe as në serverët e Apple, por caktohet një numër unik llogarie e pajisjes që ruhet në mënyrë të sigurt.

Klientët kanë mundësi që ta përdorin Apple Pay qoftë përmes telefonave Iphone, në iPad apo Mac për të realizuar blerjet dhe pagesat për shërbimet e tyre.

Kjo shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare të qytetarëve por edhe përafrimit me standardet europiane për pagesat dixhitale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!