Marrëveshja me Serbinë, Nazarko: Pse Albin Kurti mund ta firmosë në prill

schedule22:36 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 22:36 - 13 Dhjetor, 2019

I ftuar në emisionin “Provkacija” me Mustafa Nanon, gazetari Mentor Nazarko është ndalur fillimisht tek imazhi i Kosovës në Shqipëri pas tërmetit tragjik në 26 nëntorit.

Po ashtu gazetari u ndal edhe tek aktualiteti politik në Kosovë, ku Albin Kurti pritet të marrë drejtimin e vendit.

Nazarko vlerësoi komunikimim politik të Kurtit kohët e fundit. Teksa e gjithë vëmendja është nëse do arrihet një marrëveshje me Serbinë deri në prill të 2020-ës me nxitje edhe të SHBA-së, gazetari vuri në duke dy mesazhe të Albin Kurtit.

Duke u bazuar në këto deklarata, Nazarko, vlerëson se mund të ketë një firmosje të marrëveshjes në fjalë.

Kam vënë re disa shenja shumë interesante në komunikimin e tij politik që kë të kuptohet se një lloj firmosje edhe mund të ketë. Psh. ai ka thënë dy gjëra, intervistat e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, veçanërisht këto të fundit. Ka thënë dy gjëra që duhen mbajtur shënim, e para: po ne mundemi brenda afatit të prillit që më është kërkuar nga SHBA të firmos një marrëveshje ku të ketë një pikë, të ketë mos sulmim midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Në fakt është shumë po të nënshkruhet ajo, por po u hap rruga që të nënshkruhet një marrëveshje që s’ka vetëm një pikë, por ka disa pika. E dyta ai ka thënë që: shiko une nuk janë kundër idesë së së rishikimit të territoreve, por mbasi Serbia të na njohë ne si shtet.

Janë dy elementë të rinj në atë diskutimin e tij, natyrisht , kur po them këtë ai nuk ka thënë që do ndajmë gjysmën e Kosovës. Ai ka thënë për rishikim ose për shkëmbim pasi Serbia të na njohë . Këtu është një pikë që unë kam një qasje që dialogu është një urgjencë. Marrëveshja është urgjente sepse e kërkon Presidenti Trump, i vendit shpëtimtar të Kosovës, por vetë Kosovës i kursen energji të tepërta politike, ekonomike, etj në kontekst rajonal dhe global që ka ndryshuar”, tha Nazarko.”, tha Nazarko./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!