TIRANË- Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar te mërkurën edhe Dhoma e Avokatisë.
Sipas Haxhisë, ky draft nuk është rezultat i një nevoje të vërtetë të organeve të drejtësisë, por një iniciativë që bie ndesh me logjikën ligjore dhe praktikat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai ngriti dyshime, duke thënë se nuk dihet se kush është trupa e stafit që ka përgatitur këtë kod, duke theksuar se nëse është pjesë e reformës në drejtësi duhet të kishte vulën e ndërkombëtarëve.
‘’Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se kush ka qenë në trupën e stafit që përgatiti këtë kod. E dyta, iniciative e kujt është kjo? E treta, cili është qëndrimi i ndërkombëtarëve? Nëse kjo është pjesë e reformës në drejtësi, duhet të kishte vulën e ndërkombëtarëve. Të gjitha këto, vetëm nga pikëpamjet parimore bëjnë që ky kod nuk duhet të jetë”
Kryetari, Maks Haxhia e ka cilësuar Kodin e ri Penal me nene diskrimunese dhe me dënime më shumë se në kohën e komunizmit.
“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”-është shprehur Haxhia./ abcnews.al

