Kuvendi nuk do të mundet që të miratojë brenda këtij viti reformën zgjedhore, edhe pse vetë kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar se ndryshimet ligjore që lidheshin me rekomandimet e OSBE-ODIHR do të votoheshin në dhjetor.
Por pavarësisht kësaj ekspertët kanë hartuar draftin e tretë për reformën. Ajo që bie në sy është se ekspertët heqin Kolegjin Zgjedhor nga kodi dhe i drejtojnë ankimet në gjykatën administrative të apelit.
Një tjetër risi që është parashikuar tek faza e ankimeve, është zgjidhja e problemit me të cilin Partia Demokratike u përball në zgjedhjet e qershorit ku nuk kishte të drejtë të bënte ankim pasi nuk ishte regjistruar në zgjedhje.
Ndryshimet në Kod e lejojnë këtë gjë, edhe për parti që nuk janë të regjistruara në zgjedhje./abcnews.al