Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Një fenomen nga Kina/ Notarja 12 vjeçare, 6 të qindat larg medaljes në Botëror

schedule12:29 - 29 Korrik, 2025

schedule 12:29 - 29 Korrik, 2025

U habitën të gjithë kur siguroi finalen.

Ju Zidi është një notare kineze që merr pjesë në Kampionatin Botëror të Notit, dhe që nuk mund të quhet as adoleshente.

Në moshën 12-vjeçare ajo fillimisht u kualifikua për në finalen e garës së 200 metrave stil I përzier, dhe pastaj shkëlqeu edhe në konkurrimin për medalje.



Vajza e vogël e lindur në qytetin Baoding të Kinës Qendrore, iu afrua podiumit dhe mbeti vetëm 6 të qindat larg bronzit.

Koha e saj ishte 2’09”21, shumë pranë kanadezes Mari-Sofi Harvej.

Këtë konkurrim e fitoi një tjetër fenomen I notit, si kanadezja 19-vjeçare Samër Makintosh, dhe Ju Zidi synon të tejkalojë rekordet e saj.

Makintosh është notarja më e re që ka fituar një të artë në Botëror, në moshën 15-vjeçare, ndërsa legjenda tjetër, amerikania Keti Ledeki, ka fituar të artën në Lojrat Olimpike pikërisht 15 vjeç.

Nëse Ju Zidi vazhdon me këtë ritëm, ajo mund ta barazojë amerikanen në Olimpiadën e vitit 2028 në Los Anxhelos.

“Fenomeni” I notit shkëlqeu në kampionatin kombëtar të Kinës, në maj të këtij viti, duke fituar medaljen e argjendit.

Historia e saj në këtë kampionat botëror nuk përfundon këtu, sepse 12-vjeçarja do të marrë pjesë edhe në dy gara të tjera.

Këto janë 200 metra flutur në 31 korrik dhe 400 metra stil I përzier në 3 gusht, dhe këto janë më të preferuara për të sesa 200 metrat stil I përzier. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!