Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Daku, hakmarrje ndaj “zotave”/ Zenit pëson gol nga ylli kuqezi, të cilin e refuzoi këtë vit

schedule15:32 - 28 Korrik, 2025

schedule 15:32 - 28 Korrik, 2025

Përqafimi për të ishte I veçantë.

Presidenti I Rubinit, Marat Safiulin, takoi me ngrohtësi futbollistët e ekipit të tij pas barazimit heroik ndaj Zenitit, por u ndal më shumë me Mirlind Dakun.

Pati arsye të forta për këtë.



Sulmuesi shqiptar, shënuesi më I mirë I ekipit nga Kazani, dhe një nga 3 lojtarët më të paguar të Premier Ligës së Rusisë, e tregoi sërish veten dhe ishte ai që shpëtoi pikën.

Ylli kuqezi realizoi në minutën e fundit për barazimin 2-2, dhe kjo u shijua si një lloj hakmarrjeje.

Daku realizoi pikërisht ndaj ekipit të atij klubi që e refuzoi këtë verë, kur u duk se gjithçka ishte mbyllur dhe se ai e kishte të sigurt firmosjen e kontratës me emrin më të madh të futbollit të Rusisë.

Po ashtu, ishte si goditje ndaj “zotave”, për atë që Zenit përfaqëson në futbollin e vendit të madh.

Ky ishte goli I tij I dytë ndaj të kaltërve, pas atij që realizoi dy vjet më parë në kryeqytetin e Pjetrit të Madh.

Miqtë nga Shën Peterburgu arritën epërsinë 2-0, falë golave nga Mostovoi me penallti dhe Kasierra, që të dy në pjesën e parë.

Pas pushimit barazoi Veldin Hoxha, lojtari I ardhshëm I Kosovës, ndërsa në fund goditi Daku.

Sulmuesi I kombëtares ka një gol e një asist në dy javë të Premier Ligës, pra duke e vazhduar aty ku u ndal sezonin e kaluar, dhe Rubin është vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Ku I dihet, ndoshta këtë vit luftohet për titull e Këpucën e Artë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!