Robert Lewandovsky u shpall lojtari më i mirë i fazës së grupeve në Champions League. Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi 10 gola në gjashtë ndeshjet e zhvilluara dhe dhuroi paraqitje fantastike me ekipin bavarez, që i fitoi të gjitha ndeshjet e grupit.
Edhe Europa League ka shpallur më të mirin dhe ai është një portugez. Bruno Fernandes është fituesi i këtij çmimi. Mesfushori ndihmoi Sportingun e Lisbonës të kualifikohet me 5 golat e shënuar (Vetëm Morales i Rangers me gola shënoi më shumë) dhe 3 asistet e dhuruara për shokët e skuadrës.
Me notën 8.4 janë vlerësuar performancat e Fernandes, i cili lë pas krahëve Munir El Haddadin e Sevilla dhe talentin Saka të Arsenalit. Alfredo Morelos i Rangers dhe Gernout Trauner i LASK Linz plotësojnë pesëshen e parë. /abcnews.al