Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inspektor dixhital për territorin/ Rama: I jep fund masakrës së zaptimeve

schedule12:50 - 24 Korrik, 2025

schedule 12:50 - 24 Korrik, 2025

Hapësirat publike apo ndërtimet pa leje do të monitorohen nga Kryeinspektoriati Digjital i Territorit, në kohë reale.

Nëpëmjet një video ku tregohej mbledhja e informacionit në të gjithë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama, tha se përdorimi I teknologjisë përjashton çdo mundësi për tolerime nga inspektoret për zaptime apo leje në dëm të komunitetit.

“Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira. “, tha Rama.



Paralelisht, në terren po punohet për lirimin e hapësirave publike. Zv kryeministrja Belinda Balluku, inspektoi aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, ku I bëri thirrje qytetarëve dhe subjekteve të lirojnë hapësirat e zaptuara.

Balluku tha se nuk do të ketë tolerancë për asnjë subjekt të vendosur jashtë kritereve dhe që janë kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugëve.

Qeveria ka paralajmëruar një reformë të thellë territoriale, e cila do të përfshijë një sërë masash edhe për shkelësit e hapësira publike por edhe ato që ndërtojnë pa leje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!