Situata e krijuar nga flakët në grykën e Paliskës që lidhet me zonën e mbrojtur të Llogarasë, është drejt përmirësimit.
Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se përpjekjet janë përqendruar në shuarjen e plotë të zjarrit në disa prej trungjeve të pemëve ende të ndezur brenda vatrave të vëna nën kontroll.
Për izolimin e plotë të tyre do të ndërhyhet nga ajri me helikopterët “Cougar” të Forcave të Armatosura
Kjo është vetëm një prej 11 vatrave të zjarrit që sipas ministrisë së Mbrojtjes vijojnë të jenë aktive në vend.
Në liqenin e luleve në Parkun Kombetar të Lurës tre vatrat e zjarrit po zhvillohen me intesitet të ulët.
Në fshatin Ulëz të Matit situata sipas Ministrisë së Mbrojtjes është shumë e vështirë pasi flakët po përhapen në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit forcat operacionale nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll.
Në fshatin Zall Gjoçaj në Mat ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah.
Puna për shuarjen e flakëve po vijon dhe në afërsi të tunelit të Shkopetit ndërkohë që është shmangur përhapja e tyre drejt banesave.
Në fshatin Vërnik po punohet gjithashtu për izolimin e vatrës. Ndërsa në fshatin Dishnicë flakët po përhapen në drejtim të verilindjes.
Zjarr ka rënë dhe në një vendgrumbullim mbetjesh në fshatin Pustec.
Në malin Sukë të Kukësit zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe sipas Ministrise se Mbrojtes rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Forcat operacionale dhe 100 forca ushtarake po punojnë për izolimin e tij.
Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë sipas ministrisë janë të angazhuara për shuarjen e flakeve në të gjithë vendin pasi dhe rreziku për zjarre sipas institutit te gjeoshkencave paraqitet I lartë në të gjitha qarqet.
/abcnews.al/

