Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jurgis Cyrbes për zëvendësim të masës së sigurisë.
Gjyqtarja Etleva Deda, rrëzoi kërkesën e mbrojtjes, vendim që erdhi vetëm pak ditë pasi SPAK, mbylli hetimet për ish-deputetin dhe dërgoi kërkesën në GJKKO për nisjen e gjykimit.
SPAK mbylli pak ditë më parë hetimet për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Altin Hajrin e Ahmet Masha. Prokuroria dorëzoi dosjen në gjykatë duke marrë të pandehur Çyrben për nxjerrje të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
Sipas prokurorisë ish-ligjvënësi ka patur lidhje me një grup kriminal në qytetin e Durrësit, lidhje e cila është zbuluar nga komunikimet në platformën Sky encrochat. Zbërthimi i komunikimeve ka zbuluar se në të paktën 8 raste, Çyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”.
Pasi siguronte informacionet, Çyrbja dyshohet se komunikonte me anë të aplikacionit “Sky EÇ”, me personazhe të botës së krimit duke i njoftuar që janë shpallur në kërkim.
Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, I ka premtuar Altin Hajrit se do ndikonte tek autoritetet, me qëllim që ky i fundit ta mbështeste në fushatën zgjedhore.
Hajri është pronarin e resortit Golden në Shijak, i shpallur në kërkim si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën.
Nga hetimet, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, për aksione në zonën e Durrësit duke ua vënë në dispozicion personave të shpallur në kërkim./abcnews.al

