Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fatura e Rilindjes ‘Çezariane’/ Petraj: Thethi, pushteti vendor përgjegjës. Policia, të referonte rastet në Prokurori

schedule20:47 - 21 Korrik, 2025

schedule 20:47 - 21 Korrik, 2025

Rilindja Urbane 2.0 nisi me prishjen e ndërtimeve pa leje, sidomos në zonën e mbrojtur të Thethit. Avokati Edmond Petraj tha se duhet të niset procedim ndaj Becit i cili kishte autoritetin të thoshte mos ndërtoni në këtë zonë. Më tej, Petraj tha se policia duhet të referonte ndërtimet në Prokurori ku sipas tij është gabim nga ana e policisë që nuk ka ndërmarrë këtë hap.

“Duhet të nisi procedim ndaj Benet Becit, ka autoritetin të thoshte ‘Zotëri mos ndërtoni!’. Të bësh atë ndërtim dhe më pas të rrënohet, dikush atë e ka mbështetur.

Nuk jam kundër zbatueshmërisë së ligjit, është te politikat e menaxhimit të territorit. Pse duhet të bëhej ky shoë. Ato nuk janë ndërtime pa leje, ndërtim pa leje quhet 60 cmx60 cm masa zhvilluese jo më pak se 2 metër. Nëse i futen, në këtë rast do referohej prokuroria. Është gabimi i policisë që nuk ka referuar materialet në Prokurori. Policia bashkiake, ndërtimore dhe IKMT këto i referojnë rastet prokurorisë.” / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!