Ministrja Anila Denaj theksoi domosdoshmërinë për faturën në çdo blerje. Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Denaj u shpreh se është shumë e rëndësishme marrja e faturës në çdo blerje. Gjithashtu shtoi se tashmë ka ardhur koha që të kuptohet se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por edhe një dëm për sigurinë ushqimore.
“Unë dhe ministri kemi qenë në terren dhe evidentuar nga afër nevojë për të këshilluar marrjen e faturës në çdo blerje. Ka ardhur koha që të të gjithë duhet të kuptojnë se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por është edhe një dëm për sigurinë ushqimore. Pra ne duhet të kuptojmë që në të gjithë zinxhirin e kalimit të një produkti nga fara në tryezë nëse ka faturë, ne ndihmojmë gjurmueshmërinë, ndihmojmë sigurinë ushqimore dhe ndihmojmë në shëndetin tonë publik dhe të kërkosh këtë faturë është detyrim. Ministria e Financave ka marrë përsipër të rishikojë procesin për rimbursimin e fermerit”, tha ajo.
/abcnews.al/

