EMRAT/ Makina me shpejtësi: Vdes 26-vjeçari, në gjendje të rëndë shoferi

schedule11:50 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 11:50 - 13 Dhjetor, 2019

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë, pranë Bushatit.  Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se makina ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë. Për pasojë ka ndërruar jetë një i ri, 26 vjeç që ishte pasagjer në mjet. Ndërsa shoferi, 21 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Mergim Ferracaku nga Shkodra, ndërsa i plagosuri Armend Pervizi.

Automjeti i cili drejtohej nga Armend Pervizi është futur në një parakalim dhe për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë ka humbur kontrollin ndaj automjeti duke dalë nga rruga.

“Makina është futur në parakalim ndërkohë që në krahun tjetër ka ardhur një automjet dhe nga pamundësia për të kryer parakalimin ka devijuar rrugën duke u përplasur me murin”, raporton gazetari i abcnews.al.

 Informacion paraprak i policisë

Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/abcnews.al