Sarandë- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen nr.4.
ABC News mëson se si pasojë, kanë mbetur të plagosur tre shtetas. Bëhet fjalë Ernest Lama, Gëzim Hoxhaj dhe një tjetër shtetas. Ngjarja raportohet se është regjistruar pranë stadiumit të qytetit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar.
“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.
/abcnews.al/

