Flitej shumë për një rikthim të Steven Gerrard vitin e ardhshëm te skuadra e Liverpool, pasi në rast se Jurgen Klopp fiton titullin kampion në Premier League, me shumë gjasa do e mbyllte aventurën e tij në krye të kuqve.
Kontrata e Gerrard me Rangers skadonte në fund të sezonit, por sot, ka vendosur të rinovojë deri në vitin 2024. Strategu anglez tha: “Jam shumë i lumtur që kam rinovuar dhe që do të qëndroj te ky klub fantastik. Kur Dave King më ofroi rinovimin, ishte një zgjedhje shumë e lehtë dhe vendosa të firmos menjëherë. Jam shumë i lumtur këtu dhe besoj se kemi ndërtuar diçka speciale së bashku.
Do të doja të falënderoja bordin drejtues për mbështetjen që më kanë dhënë. Dua të falënderoj edhe tifozët, që e kanë mbështetur skuadrën dhe mua personalisht në maksimum”, tha mes të tjerash Gerrard./abcnews.al