Policia e Elbasanit njofton se 35-vjeçarja A.S, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:
A. S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. C., 37 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Si dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”:
F. M., 26 vjeç, banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe më pas është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin./abcnews.al