Sulmuesi i talentuar i RB Salzburg, Erling Braut Haaland, do të jetë në qendër të vëmendjes këtë merkato, pasi norvegjezi i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon. 19 vjeccari ka shënuar 24 gola në 19 ndeshje për Salzburg, duke shkëlqyer edhe në Champions League.
Haaland ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te një skuadër e madhe dhe agjenti i tij, Mino Raiola, është gati të befasojë. Kur pritej që Haaland të shkonte te Leipzig, agjenti i njohur i futbollistëve ka nisur bisedimet me rivalët e Bundesligës, Borussia Dortmund.
Edhe Liverpool ishte në garë për shërbimet e Haaland, por të kuqtë e Jurgen Klopp kanë kthyer vëmendjen nga shoku i tij i skuadrës, Minamino. Japonezi pritet t’i bashkohet të kuqve për plot 7.5 milionë euro./.abcnews.al