Partiani e nisi me barazim aventurën e tij në Kupat e Europës. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u ndal 1-1 në transfertën estoneze kundër Kalju, në ndeshjen e vajtjes në raundin e parë kualifikues të Konferencë Ligës.
Nuk është rezultati më i mirë i mundshëm, por gjithsesi pozitiv duke ditur që Partizani do ta luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, vendasit shënuan golin e epërsisë në minutën e 47-të me Manilan.
Gjithsesi, skuadra e kuqe arriti të barazojë shumë shpejt me Skukën.
Goli i sulmuesit vendosi përfundimisht fatin e sfidës në barazimin 1-1, një rezultat që favorizon Partizanin, përpara ndeshjes së kthimit që do të luajë të enjten e ardhshme në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania”./abcnews.al

