Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pasi veliera me të cilën lundronin pësoi defekt në motor.
Ata u u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Gjiri i Gramës Forca Detare finalizon me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës. Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses: Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./abcnews.al

