Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafiku i kokainës, alarm për amerikanët?/ Vija: SHBA, vigjilente ndaj rrjeteve kriminale. Leka: Ekuadori, bazë shqiptarësh për drogën

schedule20:51 - 10 Korrik, 2025

schedule 20:51 - 10 Korrik, 2025

Gazetari Ermal Vija, i ftuar në ‘Real Story’, foli më tepër lidhur me trafikun e kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike të cilat kanë në emërues shqiptarë të implikuar.

Vija tha se SHBA është vigjilente ndaj trafikut të drogës dhe se shqiptarët kanë shkuar vetë në burim dhe bëjnë transportin në portet e vendeve të BE.

“Në një operacion në trafikim të kokainës në lëkurë të gjedhëve ishte dhe një kolumbian i cili përmes shqiptarëve kishte ardhur në Shqipëri si kimist në disa laboratore. SHBA është e interesuar për trafikun që organizojnë shqiptarët. Tani shqiptarët kanë shkuar vetë në burim, e më pas bëjnë transportin në vendet më të mëdha të BE, në portet e tyre. “

Gazetari Ervin Leka tha më tej se tashmë Ekuadori është kthyer në bazën shqiptare të drogës duke përmendur se së paku 6 viktima janë shënuar vitet e fundit ku shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

“Ekuadori është kthyer në një bazë shqiptarësh. Trafikun tani e ke direkt me shqiptarë, në vitet e fundit janë 6 viktima atje si pasojë e trafikut. Në SKY apo ENCHRO dalin informacione, dhe në dëshminë e Alibej thuhej se së bashku me Dritan Gjikën kishte bashkëpunuar për një sasi prej 530 kg kokainë. Gjika konsiderohej si një prej bosëve më të mëdhenj në Ekuador ku brenda një dite kishte hapur disa biznese. Në Shqipëri nuk kishte asnjë dosje të hapur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!