Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA mbështet SPAK (për drogën)/ Nancy Vanhorn takon Dumanin dhe disa prokurorë

schedule14:38 - 10 Korrik, 2025

schedule 14:38 - 10 Korrik, 2025

TIRANË- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shprehur mbështetjen për punën e Prokurorisë së Posaçme duke u ndalur kryesisht tek lufta përballë krimit të organizuar.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, shkroi ambasada.

Gjatë muajve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar disa operacione në bashkëpunim me autoritetet e huaja për goditjen e grupeve kriminale që operojnë kryesisht në trafikun e kokainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!