Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Finalisti i parë i botërorit/ Chelsea respekton parashikimet, eliminohet Fluminense

schedule12:38 - 9 Korrik, 2025

schedule 12:38 - 9 Korrik, 2025

Koha e surprizave ka mbetur pas. Është Çelsi finalisti i parë i Kupës së Botës për Klubet, siç edhe ishin parashikimet.

Blutë e Londrës fituan 2-0 gjysmëfinalen ndaj rivalit brazilian, Fluminense, duke merituar gjithçka, edhe pse kundërshtari luftoi fort.

Heroi I ndeshjes ishte sulmuesi i ri brazilian, Zhoao Pedro, autor i të dy golave.

Pedro realizoi në minutën e 18-të dhe pastaj pak minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Vlen të theksohet se Fluminense u eliminua nga një ish-lojtar I saj, pasi Zhoao Pedro luajti për këtë ekip në vitin 2019, e padyshim kjo ishte arsyeja që ai nuk pranoi të festonte.

Anglezët dominuan duke bërë shumë më tepër gjuajtje sesa kundërshtari dhe duke zotëruar më tepër topin.

Duket se trajneri Enzo Mareska më në fund po e krijon ekipin që dëshiron, pasi klubi I “Stemford Brixhit” kaloi një periudhë të turbullt me largimin e ish-pronarit Roman Abramoviç dhe me ardhjen e miliarderit amerikan, Tod Bëhli.

Tashmë, londinezët presin rivalin e finales së Botërorit të Klubeve, që do të përcaktohet nga ndeshja mes Paris Sen Zhermenit dhe Realit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!