Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova/ Kukës, pranga dy persona, sekuestrohen 8 armë zjarri

schedule12:13 - 4 Korrik, 2025

schedule 12:13 - 4 Korrik, 2025

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit 31 vjeçar dhe 46 vjeçar, të dy banues në Prizren.

Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin, gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!