Te Real Madrid janë të fiksuar pas Kylian Mbappe dhe i fundit që flet rreth sulmuesit të talentuar francez është Dani Carvajal. Mbrojtësi i djathtë fton yllin e PSG-së t’i bashkohet ekipit spanjoll gjatë një deklarate të sjellë nga AS.
27-vjeçari shpreh dhe një dëshirë në lidhje me Cristiano Ronaldon. Me portugezin ka luajtur dhe fituar shumë trofe, ndërsa tani shpreson të përballet me të dhe Juventusin në finalen e madhe të Champions League.
“Është e qartë që do të më pëlqente shumë të luaja me Mbappe, të gjithë e kemi parë se çfarë futbollisti është. Kylian është ndër më të mirët në botë, do të ishte diçka shumë pozitive po të vinte te Real Madrid.
Shorti? Askush nuk dëshiron të ndeshjet me ne. Do të firmosja menjëherë për t’u përballur me Cristiano Ronaldon në finale“, thekson mbrojtësi i “Los Blancos”. /abcnews.al