Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen pasuritë e Suel Çelës/SPAK: Operacion në Itali, prona dhe para me vlerë 4 milionë euro

schedule13:48 - 3 Korrik, 2025

schedule 13:48 - 3 Korrik, 2025

SPAK dhe autoritetet italiane, përmes një operacioni të përbashkët ne Verona të Italisë kanë sekuestruar 4 milionë euro pasuri të organizatës së Suel Çelës dhe vëllait të tij Marjo Celes.

Organizata  kriminale qe vepron prej vitesh në Elbasan, ka shtrire aktivitetin e saj dhe  vendin fqinj. Sipas Prokurorisë se Posaçme, grupi i Suel Çelës është përgjegjës për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian.

Pasuritë e sekuestruara ne Itali dyshohet se ishin produkt i këtij aktiviteti kriminale nder vite.

Nen sekuestro janë venë një ndërtesë me 30 zyra dhe dyqane ne Verona, një llogari bankare dhe aksione të një shoqërie tregtare ne fushën e ndërtimit, të cilat ne total arrijnë vlerën 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara janë:

-Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca, Verona

-Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi zyra dhe dyqane, Verona

-Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve rreth 400 mijë euro në vit

-Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

 Hetimet e SPAK konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane.

Nga hetimet e SPAK rezulton se një çifti shqiptaresh ne Itali, te përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike,  I ishte besuar nga grupi i Suel Çeles administrimi I gjithë pasurisë se tyre ne Verona te ardhur nga trafiku I drogës.

Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.  Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian.

Suel Çela konsiderohet si kreu i një organizate kriminale në Elbasan. Ai është në kërkim nga SPAK, i dyshuar për disa vepra penale. Ndërsa vëllai i tij Mario Çela ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Ai u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antverp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!