Dortmundi kaloi një ndeshje për infarkt në Botërorin e Klubeve, por e arriti kualifikimin dhe në çerekfinale do të luajë ndaj Realit. Ish-kapiteni madrilen, Sergio Ramos, nuk do të ndeshet me ish-ekipin e tij.
Borusia mundi 2-1 Monterrain meksikan dhe u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klubet, falë dy golave të shpejtë të sulmuesit Serhu Girasi në minutat 14 e 24.
Gjithsesi, ajo që erdhi më pas ishte një “ferr” i vërtetë. Monterrey, nën udhëheqjen e ish-kapitenit të Realit, Sergio Ramos, luftoi fort dhe iu afrua barazimit.
Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Monterrey, u analizua në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC Neës nga trajnerët Ermal Tahiri dhe Ledio Pano.
Tahiri vlerësoi dominimin teknik dhe lëvizshmërinë e Dortmundit, që sipas tij kontrolloi ndeshjen me kombinacione të bukura dhe realizoi me efikasitet, ndërsa Monterrey rriti presionin vetëm pasi ishte në disavantazh.
Nga ana tjetër, Pano u ndal te problemet në mbrojtje të ekipit meksikan, duke theksuar mangësitë në vendosjen e linjës dhe mungesën e organizimit në fazën mbrojtëse, që solli dy gola të pësuar në qendër të fushës.
Ledio Pano, trajner: Që në fillim thamë që Dortmundi ishte i zoti i fushës me kombinacionet dhe lëvizshmërisë. Me një lojë shumë të bukur dhe arriti që të dyfishonte rezultatin. Dhe pas rezultatit natyrisht e uli ritmin. Kurse Monterrey e rriti presionin, sepse nuk kishte se çfarë të humbte. Ishte një ndeshje që kishe se çfarë të shikoje, por që kishte diferencë. Dortmund ishte më lartë se ekipi meksikan.
Ermal Tahiri, trajner: Ajo që të bën përshtypje është faza defensivë, ku Ramo pësoi dy gola në qendër të fushës. Vendosja e linjës, vendoset nga një kapiten, vjen në shkallëzim dhe asnjë nga këto golat nuk ishte në shkallëzim./abcnews.al

