Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanja nuk ndez në Botëror/ Mneri: E parashikova në shifrat 5:0, barazimin s’e prisja. Pano: Lojtarët afrikanë shumë të fortë

schedule20:31 - 15 Qershor, 2026

schedule 20:31 - 15 Qershor, 2026

Spanja nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 0:0 nnë ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, duke u ndalur surprizueshëm nga Kepi i Gjelbër. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente dominoi takimin në posedim dhe krijoi rastet më të rrezikshme, por u përball me një performancë të shkëlqyer të portierit Vozinha, i cili mbajti të paprekur portën e tij deri në fund.

Rezultati i kësaj përballjeje ka ngjallur diskutime në emisionin “Futboll, jo Soccer” në Abc News, ku gazetari Fatmir Mneri u shpreh i befasuar nga paraqitja e spanjollëve.

“Nuk e prisja këtë barazim të Spanjës. Më vjen pak zor me veten, sepse dje parashikova një fitore 5-0. Më duket një skuadër e ngopur, që ka nevojë për më shumë punë dhe përkushtim, jo aq në aspektin taktik, sesa në qasjen dhe mentalitetin e lojës”, deklaroi Mneri.



Nga ana tjetër, ish-futbollisti Ledio Pano vlerësoi paraqitjen e Kepit të Gjelbër, duke theksuar cilësitë fizike të skuadrës afrikane.

“Afrikanët janë lojtarë të shpejtë dhe të fortë, por zakonisht u mungon pasimi i fundit. Spanja ka cilësi të mëdha në qarkullimin e topit dhe në ndërtimin e aksioneve. Megjithatë, sot Kepi i Gjelbër duhet të jetë krenar për këtë rezultat. Spanja ka mbi 30 ndeshje pa humbje dhe me atë që pamë sot, Kepi i Gjelbër mund të bëjë edhe më shumë në këtë Botëror”, u shpreh Pano.

Barazimi konsiderohet një nga surprizat e para të turneut, ndërsa Spanja do të kërkojë reagim në ndeshjet e ardhshme për të mos vënë në rrezik objektivat e saj në Botërorin 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!