FUSHË ARRËZ – Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Fushë Arrëz.
Dy turistë sllovakë janë përfshirë në aksident pasi humbën kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonin.
Njëri prej turistëve ka humbur jetën në Spitalin e Pukës, ndërsa tjetri aktualisht po transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar./abcnews.al

