Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Osmani pret përfaqësuesit politikë, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale

schedule10:33 - 2 Korrik, 2025

schedule 10:33 - 2 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon sot ndaras përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale në vend.

Përkundër plot 40 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Me një vendim të lëshuar javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

Që nga aktgjykimi janë mbajtur edhe dy seanca në Kuvend, por pa rezultat.

Përfaqësuesit e partive politike fajësojnë njëri-tjetrin për mungesë përgjegjësie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!