Dikur para 75 viteve, kur Anglia u mund nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës, u quajt gënjeshtra e 1 prillit.
Ishte koha kur ndeshjet nuk transmetoheshin as në radio, ndërsa sot surpriza e madhe e Botërorit të Klubeve u ndoq direkt minutë pas minute.
Është Al Hilal skuadra që meritoi lavdinë duke eliminuar superfuqinë europiane, Mançester Siti.
Në “Kamping Uorld Stejdium” në Orlando, u konsumua e papritura më e madhe e turnout, pasi sauditët fituan 4-3.
U deshën 120 minuta lojë, në të cilat ish-kampionia e Anglisë dhe e Europës bëri shumë më tepër, por pa sukses.
Nuk i vlejtën trajnerit Pep Guardiola yjet që hodhi në fushë pa kursim si Haland, Ederson, Gvardiol, Reijnders, Gyndogan, Bernardo Silva, Ruben Dias apo Nevesh.
As Rodri, Marmush e Foden.
Al Hilal ishte tepër I frymëzuar ndonëse këtë sezon u mund në garën për titullin kampion në Arabinë Saudite nga Al Itihadi I Benzemasë dhe Mario Mitajt.
Bernardo Silva kaloi anglezët përpara që në 9’.
Marko Leonardo realizoi menjëherë pas pushimit dhe Malkom I dha avantazhin sauditëve përpara sesa Haland të barazonte shpejt e shpejt.
U deshën kohët shtesë në të cilat Kulibali dhe Leonardo shënuan për ekipin e trajnerit Simone Inzagi, ndërsa Foden nuk mjaftoi për Sitin.
Pra, Inzagi në çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndërsa ish-ekipit I tij, Interi, kthehet në shtëpi.

