Zjarri i djeshëm që përfshiu tregun në Durrës ka shkrumbuar gjithçka.
Pronari i tregut është vënë nën hetim, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Mbi 30 dyqane të vegjël që shfrytëzoheshin nga tregtarët ambulant në tregun e plazhit në Durrës janë djegur plotësisht.
Dyqanet me struktura druri dhe me çati katramaje ishin krejtesisht të lehta për t’u përfshirë nga flakët që u favorizuan edhe nga era e fortë që përfshiu Durrësin në orët e pasdites.
Dëmet materiale konsiderohen të mëdha./abcnews.al



