“Phil, mund të jesh krenar tani”, Sterling bën postimin epik në Twitter

schedule11:22 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:22 - 12 Dhjetor, 2019

Manchester City arriti të kalojë pa problem në transfertë Dinamon e Zagrebit, duke e mbyllur grupin në vendin e parë me 14 pikë. Gabriel Jesus shkëlqeu dje pasi shënoi një hat-trick, ndërsa Phil Foden vulosi fitoren 1-4 të ‘qytetarëve’ në Kroaci.

Mbas ndeshjes anësori i Cityt, Raheem Sterling, ka gjetur diçka qesharake te vetja e tij në një moment kur ka goditur portën e kundërshtarit. Ai ka postuar një fotografi, duke ‘thumbuar’ rivalin e tij tek Manchester United, Phil Jones.

Anglezi ka postuar fytyrën e tij të zmadhuar, duke vënë në lojë dhe mbrojtësin e ‘djajve të kuq’. ‘’Phil Jones do të ishte krenar’’, shkruan Sterling dhe më pas postimi i tij u bë viral në rrjetet sociale.  Jones ka rënë shpesh ‘pre’ e shakave në internet, për shkak të memikave qesharake të fytyrës që ai bën në fushën e lojës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!