Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit, disa ditë më parë.
Pamjet, sipas BBC, ishin pjesë e një informimi tepër të detajuar mbi sulmet kundër programit bërthamor të Iranit.
Në këto pamje shfaqet ndikimi i njërës prej gjashtë bombave “shkatërruese të bunkerëve” të hedhura dhe shpërthimin e madh që pasoi.
Më 22 qershor, SHBA sulmoi tre uzinat iraniane për pasurim të uraniumit, në Isfahan, Fordo dhe Natanz. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pohoi se qendra kyç bërthamore iraniane janë “zhdukur”, ndërsa Irani pretendoi se ka larguar materialin bërthamor nga centralet para sulmeve./abcnews.al


