Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia e qëndrueshme/ Radonshiqi: Sektori i turizmit ofron paga mbi mesataren. Kemi ulje të papunësisë

schedule14:28 - 26 Qershor, 2025

schedule 14:28 - 26 Qershor, 2025

Ekonomia shqiptare po performon në mënyrë të shëndetshme. Shifrat konfirmojnë se gjatë këtij viti ecuria ka qenë e kënaqshme.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,39 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024.

Ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiq, në një intervistë në emisionin “Money Report” në ABC News, tha se tashmë tregu i punës ka treguar se po performon mirë. Ndërsa nënvizoi se sektori i turizmit është një tjetër fushë që ka marrë një hov të madh dhe se ofron paga mbi mesataren.

“Duket sikur tregu i punës po performon mirë. Dhe duket sikur pagat në administratën publike janë konkurruese dhe nxisin sektorin privat që të rrisin paga. Jemi në kushtet ku themi që kemi një ulje të papunësisë në radhët e të rinjve. Nëse do të flisnim për situatën para 5-6 vitesh pagat ishin shumë të ulëta. Pra sot tregu i punës po performon mirë dhe po e shohim tregun shqiptar që sjell të ardhur por ka edhe njëlloj qëndrueshmërie”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës, u shpreh se bujqësia është një tjetër sektor që kërkon vëmendje.

“Deri diku sektori ka nevojë për investime shtesë dhe duhet thënë që një nga sfidat mbetet mungesa e punonjësve, por kjo mbetet edhe për faktin e pagave të ulëta që ka bujqësia. Por shqiptarët tashmë kanë kualifikime, dhe qeveria shqiptare mund të ndihmojë me fonde për ta zbutur këtë hendekun. Dhe theksoj që edhe vetë fermeri shqiptar duhet të jetë edhe më shumë bashkëkohor.

Sipas saj ekonomia shqiptare po performon mirë. Dhe në muajt në vijim pritet një rritje e numrit të turistëve.

“Në muajt e ardhshëm do të kemi një nivel performance më të mirë të të gjithë sektorëve dhe kjo patjetër që do sjellë një panoramë më të mirë. Në Shqipëri kemi diversitet turizmi pasi pothuasje çdo qytet ka një atraksion turistik që ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, nënvizoi më tej ekspertja e ekonomisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!