Përtej sfidave ekonomia shqiptare po performon në mënyrë të shëndetshme. Shifrat konfirmojnë se gjatë këtij viti ecuria ka qenë e kënaqshme.
Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,39 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024.
Familjet shqiptare vijojnë të mbeten kontributore të rëndësishme në rritjen e aktivitetit ekonomik të vendit, kryesisht përmes konsumit. Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave, kontributin kryesor në këtë rritje e ka patur “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 2.24% si edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Po ashtu pozitivisht ka ndikuar edhe tregtia e akomodimi të cilat lidhen me sektorin e turizmit i cili vijon të ketë ndikim në ecurinë ekonomike.
Nëngrupi ‘Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ka shënuar një rritje me 0,33 pikë përqindje .Ndërkohë që vijojnë të rezultojnë me rënie, industria, energjia, uji, si edhe bujqësia.
Ndërkohë që pritshmëritë janë më optimiste në muajt në vijim si rezultat i ndikimit më të madh të sektorit të turizmit në ekonomi. Gjatë verës numri I turistëve regjistron pikun duke sjellë efekte më të ndjeshme edhe në ekonomi.
/abcnews.al/

