Një sipërmarrës amerikan ka vendosur të shpërblejë nënpunësit e tij me një bonus prej 10 milion dollarësh për Krishtlindje. Çdo i punësuar ka marrë 50 mijë dollarë shpërblim.
Në një intervistë për CNN, presidenti i shoqerise u shpreh se është shumë e rëndësishme që punëtorët të jenë të kënaqur dhe se shpërblimi është më se i merituar.
Është dhurata që të gjithë do të donin të gjenin nën pemë. Nënpunësit e një shoqërie imobiliare amerikane morën si dhuratë Krishtlindjesh një bonus prej 10 milion dollarësh.
Shoqëria “Sant Xhon Propertis”, me seli në Merilend, ka gjithsej 198 të punësuar dhe mesatarisht secili nga ata do të marrë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.
Nënpunësit zbuluan dhuratën e tyre në ditën e festës së përvitshme të Krishlindjeve. Pikërisht gjatë festës secili prej tyre mori një zarf, brenda të cilit ishte një letër që i njoftonte për bonusin.
Kishte nga ata që nuk u besonin syve.
Madje një prej tyre u shpreh për CNN se ishte ende e shokuar.
Një shpërblim më se i merituar sipas presidentit të shoqërisë Lorens Mejkrantz.
Meqënëse të ardhurat janë dyfishuar në 14 vitet e fundit, atij i dukej një detyrim falenderimi për personat që punojnë cdo ditë për ‘të. Mejkratz e di se sa e rëndësishme është që nënpunësit të jenë të kënaqur.
Por jo të gjithë kanë marrë të njëjtën dhuratë.
Shpërblimet më të mëdha kanë shkuar pë rata që kanë një rol kryesor e deri tek ata që janë punësuar së fundmi. Këta të fundit dhe pse nuk kanë nisur ende punën kanë marrë një rritje rroge prej 100 dollarësh. /abcnews.al
https://www.facebook.com/LADbible/videos/2708988622661738/