Ministria e Mbrojtjes thotë se ka pasur 20 vatra zjarri në vend.
Nga këto. 17 janë shuar, teksa ende 3 vatrja zjarr janë aktive.
Informacion mbi situatën e zjarreve
Data 23.06.2025, ora 21:00
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 21:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
- Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.
- Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.
- Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.
- Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
- Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
- Në fshatin Vanë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë.
- Në lagjen “Xile Lici”, bashkia Gramsh.
- Në fshatin Kotë, bashkia Selenicë.
- Në “Rrugën e Arbrit”, Nj.Adm.Zall-Bastar, Bashkia Tiranë.
- Në fshatin Dukas, bashkia Patos.
- Në Shëngjin, bashkia Lezhë
- Në fshatin Visokë, njësia administrative Qëndër Dukas, bashkia Mallakastër.
- Në lagjen “Çlirim” te një fabrikë e perpunimit te drurit, bashkia Berat.
- Në Ksamil, bashkia Sarandë
- Në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë.
- Në në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr. 1, bashkia Tiranë.
- Te kryqëzimi i Rilës, në aksin Lezhë-Laç.



