Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë dhe të avantazhit për Juventusin në takimin kundër Bayer Leverkusen. “Zonja e Vjetër” priti plot 75 minuta për të gjetur golin e avantazhit.
De Sciglio driblon në mënyrë të shkëlqyer kundërshtarin e tij dhe pason për te Pjanic. Ky i fundit jep një pasim të shkëlqyer për Dybala, që del i lirë nga krahu i majtë.
Argjentinasi sheh mjaft mirë në qendër partnerin e tij në sulm, Cristiano Ronaldon, dhe e shërben menjëherë. Ylli portugez, me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë, duke çuar shifrat në 1-0./abcnews.al
Dybala to Ronaldo, looks effortless lmao pic.twitter.com/5Et9Yx5tXe
— Nix Salah?? (@MrStealYaRice) December 11, 2019