TËRMETI/ “Situata në çadra është katastrofë”, aktivisti tregon alternativën më të mirë për strehim

schedule22:24 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 22:24 - 11 Dhjetor, 2019

Të ftuar në Byro Politke mbrëmjen e sotme ishin Eno Bozdo ish ministër i ekonomisë, Ergys Mërtiri aktivist, analisti Shpërim Nazarko dhe ekonomisti Ermal Tehla.

Të ftuarit kanë diskutuar në Studio me gazetaren Juli Xhokaxhi se si do të ringrihen ndërtesat pas dëmeve që shkaktoi tërmeti dhe cilat janë zgjidhjet më të mira të situatës emergjente në të cilën ndodhen zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas aktivistit Ergys Mërtiri situata është alarmante, pasi ka ende njerëz të cilët flenë jashtë, dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Zgjidhja më e mirë momentale, sipas Mërtirit, është instalimi i kontenierëve, për banorët pa strehim.

“3 ditë më parë kam qenë në një fshat në Manzë në një familje tepër të varfër, mes të tjerash kishin dhe njerëz invalidë. Aty kishte edhe çadra të tjera, njerëz të tjerë. Nga bisedat me banorët aty, ata na thanë që askush nuk i ka ndihmuar, kishin shkuar me dhjetëra herë derisa më në fund kishin arritur të merrnin një çadër pas 1 jave e gjysmë ku kishin fjetur nëpër mullarë nëpër plastmasë etj, duke parë këtë situatë kam menduar që shteti ynë është i dështuar në çdo hap dhe nuk është i përgatitur për të përballuar situata të tilla. Në lidhje me menaxhimin e situatës, të gjithë njerëzit që kanë shkuar tek banorët e prekur nga tërmeti panë se aty ishte një batërdi e vërtetë, një mizerabilitet, shteti nuk i kishte siguruar as ushqimin, të mos flasim për higjenën që ishte katastrofë, batanije nuk kishin, kishte njerëz që me fëmijë të vegjël nuk kishin marrë dot asgjë, situata ishte aq keq sa shteti filloi duke mos lejuar mediat të hyjë, dhe të filmojë, për mos të nxjerrë në pah çfarë bëhej aty.

Çfarë duhet të bëhet?

Alternativa më e mirë për strehim të përkohshëm janë kontenierët sepse kanë edhe kushte dhe mundet të qëndrohet aty, në çadra është tmerr të qëndrohet”, tha Mërtiri./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!