Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Akuzat e reja, rëndojnë Metën”/ Leka: Sulmet e PD ndaj SPAK, mbrojtje për Berishën

schedule13:35 - 20 Qershor, 2025

schedule 13:35 - 20 Qershor, 2025

Analisti Martin Leka thotë se SPAK po lufton pandëshkueshmërinë e politikanëve në nivel të lartë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se akuzat e reja ndaj ish presidentit Ilir Meta, rëndojnë pozitën e tij ligjore.

Leka shtoi se presioni i PD ndaj SPAK, bëhet për të mbrojtur Sali Berishën.

“Në opinionin e ftohtë, seancat gjyqësore për politikanët, i kuptoj si një sukses të SPAK, në luftën për të luftuar pandëshkueshmërinë e politikanëve. Në opinionin personal, përderisa këto janë indicie, nëse ka prova, është hije e madhe dyshimi për një figurë qendrore si zoti Meta, por i mbetet drejtësisë deri në fund. Përderisa nuk është i dënuar nga një gjykatë, prezumohet i pafajshëm. Por akuzat që ngrihen, e rëndojnë situatën ligjore të ish presidentit. Kjo është për të ardhur keq. E gjithë lufta dhe PD i bëjnë SPAK, tregon që i gjithë fokusi i PD, është i përqëndruar në mbrojtjen e liderit të saj, Sali Berisha. Unë mendoj që e gjithë kjo, opozita u fut në kurth, qoftë edhe nga vetë opozita, apo levat e saj në KQZ, përfaqësuesit e PS. Fakti që u la dorë e lirë, mendoj se ishte kurth i zgjuar i PS, në dëm të PD. Rezultati është thjesht në kufijtë e gabimieve normale dhe njerëzore. Nuk ka shans të ndryshojë rezultati”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!