Këto janë pamjet e bastisjes së një prej lokaleve më të frekuentuara të bllokut, nga agjentët e antidrogës gjatë goditjes së një rrjeti criminal që shpërndante drogë në tiranë.
25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi së bashku operonin në disa zona të tiranës .
Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë.
Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role
Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim.
Të arrestuarit:
- Arnold Hida
- Durim Gurzi
- Artur Gurzi
- Elvis Sejdo
- Julian Bushati
- Adnan Hida
- Sabian Jashari
- Mario Avdiaj
- Geraldo Kovaçi
- Albert Shushku
- Emrah Mustafaj
- Xhoana Rustemi (Hasani)
- Vladimir Qerimi
- Myzafer Xhanari
- Albi Shehu
- Ledio Dervishi
- Juljan Rabushja
- Elisard Rrustaj
- Kledi Sinani
- Bledar Duka
- Kevin Troplini
- Samuel Demiri
- Ardit Dervishi
- Faik Kurti
- Ledin Kazanxhi
Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, al idem e fresk.
Gjatë kontrolleve të kryera u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Më herët, gjatë hetimeve disamujore po në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe 9 të tjerë, duke e çuar në 42 numrin e të arrestuarve dhe 85 kg lëndë narkotike kanabis të sekuestruar në total.
/abcnws.al



