Sfidat e orës 21:00 në UEFA Champions League kanë nisur me ritme të shpejta, sidomos në Madrid, aty ku Atletico Madrid fitoi dy penallti dhe arriti të kalojë në avantazh.
Mbrojtësi Kieran Trippier u tregua i pasaktë në minutën e tretë, duke e humbur penalltinë e tij, por në minutën e 16-të, ishte Joao Felix ai që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së dytë dhe shënoi. Goli i talentit portugez kaloi në avantazh të besuarit e Diego Simeones përballë Lok. Moskës.
¡Goooooooooooool colchonero!
Joao Félix pone de penal la primera para el Atleti sobre el Loko en la #ChampionsLeague.
Atlético de Madrid 1 – 0 Lokomotiv Moscú
— Sebastián Nogales (@SebasNogalesE) December 11, 2019
Në takimin tjetër me Bayern Munchen dhe Tottenham, janë shënuar dy gola, por rezultati është ende i barabartë. Gnabry asistoi për Coman, duke i dhënë avantazhin bavarezëve, por Tottenham i Jose Mourinhos barazoi me anë të talentit Rayan Sessegnon./abcnews.al