Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA çon luftanijet pranë Iranit/ Në pritje të urdhrit të Trump për të ndërhyrë ushtarakisht

schedule16:43 - 18 Qershor, 2025

schedule 16:43 - 18 Qershor, 2025

Marina amerikane ka vënë në dispozicion lufteanije aeroplanmbajtësesh me fuqi berthamore në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të përforcuar praninë ushtarake te Washingtonit në Rajon dhe për të qenë e gatshme për çdo përshkallëzim të mundshëm. Sipas zyrtarëve amerikanë, aeroplanmbajtësja USS Nimitz është larguar të hënën nga ujërat e Azisë Juglindore dhe është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do t’i bashkohet aeroplanmbajtëses tjetër, USS Carl Vinson, e cila ndodhet në këtë rajon prej gati shtatë muajsh.

Të dyja anijet, USS Nimitz dhe USS Carl Vinson, janë aeroplanmbajtëse të klasit “Nimitz”, të fuqizuara nga dy reaktorë bërthamorë secila. Me një gjatësi prej rreth 335 metrash dhe një zhytje që arrin afërsisht 100 mijë tonë, ato janë ndër anijet më të mëdha luftarake në botë. Secila prej tyre mban më shumë se 5,000 anëtarë ekuipazhi, duke përfshirë pilotë, teknikë, personel mbështetës dhe marinë ushtarake.

Në bord, ato mbajnë një përzierje të më shumë se 60 mjeteve ajrore, përfshirë avionët luftarakë F/A-18 Super Hornet, avionët për luftë elektronike EA-18 Growler, si dhe avionët paralajmërues E-2 Hawkeye. USS Carl Vinson është aktualisht e vetmja nga të dyja që ka në bord edhe avionë të cilet nuk mund te kapen nga rared, F-35 Lightning II të gjeneratës së 5-të. Po ashtu, në bord ndodhen helikopterë të ndryshëm për operacione mbështetëse dhe kërkim-shpëtimi.



Grupi luftarak i secilës aeroplanmbajtëse shoqërohet nga një numër anijesh të tjera luftarake, si shkatërrues dhe kryqëzorë të pajisur me raketa drejtuese, të cilat ofrojnë mbrojtje ajrore, mbrojtje kundër nëndetëseve dhe kapacitet goditjeje në distanca të largëta. Këto anije janë të armatosura me raketa Tomahawk, që janë të afta të godasin objektiva qindra kilometra larg vendndodhjes së grupit.

Zakonisht, pjesë e këtyre grupeve luftarake është edhe një nëndetëse sulmuese e shpejtë, e cila gjithashtu mund të lëshojë raketa Tomahawk (tomahawk). Megjithatë, Marina amerikane rrallë herë jep informacione publike për lëvizjet apo vendndodhjen e nëndetëseve të saj, për arsye sigurie dhe strategjie.

Vendosja e këtyre dy grupeve të fuqishme në rajon tregon qartë vendosmërinë e SHBA-ve për të ruajtur kontrollin ushtarak dhe për të reaguar ndaj çdo kërcënimi që mund të dalë në Lindjen e Mesme, në një periudhë tensionesh të shtuara dhe pasigurie ndërkombëtare. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!