Ndërsa në një takim në mbrëmje me disa degë të PD-së në Tiranë, kryetari demokrat, Lulzim Basha, e cilësoi të papranueshëm planin e qeverisë për të hequr familjarët e ish- të përndjekurve politike nga e drejta, sipas tij e ligjshme dhe morale, e dëmshpërblimit.
Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t’u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit 823 mijë euro. Sipas kreut demokrat, PD do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish- të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në protestën e 27 Janarit./abcnews.al