Edon Hasani ka mbyllur vitin. Mesfushori i Tiranës fatmirësisht nuk ka pësuar këputje të ligamentit dhe në muajin janar do të jetë gati për të nisur fazën përgatitoren me skuadrën. Derbin e ka humbur dhe në kampin bardheblu ishin përgatitur për diçka tillë.
Trajneri Emanuel Egbo nuk do të ketë për ndeshjen e së premtes as sulmuesin Ismael Dunga, edhe ky i dëmtuar në gju. Përballjen me Partizanin e ka humbur edhe Elton Cale për shkak kartonësh, ndërkohë që pritet të mungojë edhe Tefik Osmani.
Qendërmbrojtësi mungoi edhe ndaj Kukësit për arsye dëmtimi. Lajm i mirë për Tiranën është përfshirja në stërvitje me grupin e mesfushorit Winful Cobbinah. Ganezi u dëmtua në gju në sfidën e fundjavës kundër skuadrës verilindore, por do të sakrifikojë dhe do të jetë gati për derbin. /abcnews.al