Simon Zerecin është komanduar në krye të drejtorisë së Përgjithshëm të Gardës së Republikës nga ministri i Brendshëm Ervin hoxha. Komandimi i tij vjen pak ditë pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, i cili dha dorëheqjen me 3 qershor vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë.
Teksa Zereci mbante detyrën zv/drejtor i Përgjithshëm i Gardës.
Zereci e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë.
Ndërsa, sipas burimeve zyrtare pranë ministrisë së brendshme, Simon Zereci do të qëndroj deri në përfundim të mbylljes së procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri të gardës së republikës.
/abcnews.al

