Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Di Maio kërkoi dialog politik, Rama: Italia do na mbështesë për ligjin anti-KÇK

schedule14:59 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 14:59 - 11 Dhjetor, 2019

Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit me kryeministrin Rama, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka apeluar për dialog mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndodhem këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Italisë në rrugërtimin e integrimit evropian. Theksova mbështetjen e palëkundur të integrimit te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut dhe në vijim të vendimit të mos celjes se negociatave që u mor në tetor.  Italia instiston mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet dhe për të caktuar një datë për konferencën së parë ndërqeveritare dhe një mandat për komisionin për te pergatitur edhe kuadrin e negociatave.

I shpreha dëshiren që gjithë aktorët politikë të angazhohen edhe më tej në rivendosjen në një klimë politike të tillë që të mos kompromentojë rrugëtimin e integrimit evropian, duke favorizuar një ulje të tensioneve dhe hapjen e kanaleve të përballjes dhe dialogut”, tha Maio.



Ndërsa Rama tha se ka marrë mbështetjen e Italisë edhe për një tjetër proces të rëndësishëm në Shqipëri, atë të ligjit të ri që pritet të gjejë zbatim, Anti-KÇK, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shefi i mazhorancës tha se veç asistencës teknike, Italia do të ndihmojë në këtë proces edhe me njerëz në terren.

Dua ta përsëris publikisht mirënjohjen më të thellë ndaj qeverisë italiane dhe trupave të kërkim shpëtimit të emergjencave civile italiane që ishin të parat që zbarkuan në Shqipëri. Marrëdhënia më Italinë është një marrëdhënie e shkëlqyer. Falenderoj pa masë kreyministrin italian për ndihmën . Diskutuam për aspekte të partnetitetit strategjik, Italia ka qenë dhe mbetet një nga partnerët ekonomikë ,tregtarë dhe pa diskutim vendi që nuk është kursyer asnjëherë për të dhënë mbështetje. Kemi diskutuar edhe reformën në Drejtësi edhe mbi njesinë speciale në korrupsion

E falenderova ministrin për impenjimin konstant të Italisë, të tijin pesonalisht për të shtyrë procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në mënyrë të veçantë.

Diskutuam edhe për aspekte të partneritetit strategjik. Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë i parë në marrëdhëniet ekonomike, tregtare, dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në përpjekjet për transformimin e Shqipërisë nga një diktaturë në demokraci funksionale.

Nga ana tjetër, me ministrin kemi diskutuar edhe reformën e drejtësisë, legjislacionin e ri kundër KÇK-së, pra krimit të organizuar, kemi diskutuar edhe mbi njësinë speciale kundër korrupsionit. Ministri më konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të mbështetur jo thjesht në mënyrë tradicionale me asistencë teknike por me njerëz në terren, bashkëpunim konkret dhe të përditshëm”, tha Rama.

Ndërkaq, në vizitën e tij të parë në Shqipëri ministri italian e nisi duke takuar të strehuarit në kampin e ngritur nga emergjencat e Mbrojtjes Italiane në Vorë, ku janë strehuar rreth 300 banorë. Aty, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në prani edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, firmosi procesverbalin e dhurimit të pajisjeve të emergjencave civile italiane, për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!