Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama vizitë në Francë/ Macron: Riafirmojmë mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

schedule17:02 - 22 Qershor, 2026

schedule 17:02 - 22 Qershor, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë, duke vlerësuar “dinamikën shumë pozitive” të marrëdhënieve dypalëshe.

Përmes një fotoje të ndarë nga takimi zyrtar me kryeministrin Edi Rama, kreu i shtetit francez uroi një mirëseardhje të ngrohtë për kreun e qeverisë shqiptare dhe vuri theksin te zgjerimi i bashkëpunimit në fushat kryesore strategjike.

Sipas Macron, Parisi dhe Tirana synojnë t’i japin një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe, jo vetëm në sektorët e inovacionit, kulturës, turizmit dhe arsimit, por edhe duke forcuar më tej partneritetin ekonomik dhe atë në fushën e mbrojtjes, teksa Shqipëria vijon rrugën e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.



“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama.

Dinamika shumë pozitive e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit, dëshmon afërsinë tonë.

Ne duam t’i japim kësaj marrëdhënieje një shtysë të re, duke vazhduar njëkohësisht forcimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Macron.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!